LAJMI I FUNDIT:

Carvajal: Rauli është lojtari më i mirë në histori të Realit

Carvajal: Rauli është lojtari më i mirë në histori të Realit
Cristiano Ronaldo dhe Dani Carvajal (Foto: Getty Images)

Dani Carvajal ka thënë se Raul Gonzalez Blanco është lojtari më i mirë në histori të Real Madridit.

Emra të mëdhenj të futbollit botëror e kanë veshur fanellën e Los Blancos, mirëpo për mbrojtësin spanjoll ish-kapiteni legjendar është më i miri në histori të Mbretërve.


Raul dhe Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

Carvajal i ka bërë deklaratat e tij gjatë pjesëmarrjes në një panel televiziv, ku kanë komentuar më të mirë që kanë luajtur për Realin.

Lajmet për REALIN
Lexo po ashtu Lajmet për REALIN

“Unë identifikoj shumëçka me të (Raulin), sepse është lojtar nga akademitë dhe është dikush që ka fituar gjithçka duke u bazuar në punën dhe përpjekjet e tij”.

“Nuk them se ai ka qenë lojtari më i shpejtë, apo lojtari që e ka kontrolluar topin në mënyrën më të mirë, e as më i miri me kokë, por ai ka bërë gjithçka si duhet”.

Dani Carvajal dhe Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

“Për golat që i ka shënuar për Real Madridin, sipas meje, ai është lojtari më i shquar i klubit”, ka thënë Carvajal për Bein Sports USA.

Rauli u largua nga Reali në vitin 2010, tre vite para se Carvajal të debutonte me ekipin e parë të Los Blancos. /Telegrafi/