Ka qenë fillimisht Jurgen Klopp,  që e ka kritikuar Neymarin dhe gjyqtarin e takimit, por më i ashpër ka qenë ish futbollist i Liverpoolit, Jamie Carragher.

Sipas Carragher ka qenë shumë zhgënjyese se si lojtarët e PSG simulonin.

“Ishte shumë zhgënjyese. Ishte e turpshme të shihje Neymar sesi simulonte”.

“Nëse ai vazhdon kështu gjatë gjithë karrierës, do të mbahet mend vetëm për këtë, në vend që të jetë një lojtar i madh”.

“PSG është një ekip i madh, me disa lojtarë të mëdhenj, dhe nuk ka nevojë të përdorë këto taktika”.

“Nuk e di se si ata kthehen e të bisedojnë me familjet dhe gratë e tyre”, ka thënë Carragher.

PSG fitoi 2-1 ndaj Liverpoolit dhe është afër që të kalojë tutje në fazën e 16 më të mirave në Evropë. /Telegrafi/