LAJMI I FUNDIT:

Carovska: Shteti do të zgjidh problemin e personave pa dokumente

Carovska: Shteti do të zgjidh problemin e personave pa dokumente

Personat të cilët jetojnë në territorin e Maqedonisë dhe nuk janë të shkruar në regjistrin amë, nuk kanë çertifikatë të lindjes, apo s’kanë asnjë dokument personal dhe nuk mundet ta shfrytëzojnë të drejtat e tyre, nga 1 prilli deri më 30 shtator do të mundet të paraqiten deri te Regjistrat qendrore që të bëjnë kërkesë për regjistrim. Për momentin ka të dhëna se afërsisht 550 perona kanë problem të këtill, ndërsa pritet që në këtë proces të përshihen rreth 3.000 persona.

Për t’u realizuar ky proces do të bëhen ndryshime ligjore, për t’u bërë më e lehtë regjistrimi, ndërsa qendrat për punë sociale, njësitë rajonale administrative, si dhe organizatat jo-qeveritare do të ndihmojnë personat që të evidentohen dhe të bëjnë kërkesë.


“Në këtë mënyrë do të vërtetohet numri i saktë i personave të paidetifikuara të cilët janë në territorin e Maqedonisë, kurse me ndryshimet e ligjit ato do të kenë mundësi para kohe të regjistrohen në regjistrin qendror ose të marrin numrin amë që të mundë të fitojnë ndihmë sociale, shëndetësore apo të drejtën e shkollimit, që mos të ketë fëmijë ose persona të ç’kyqur jashtë sistemit”, tha në konferencën për shtyp ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska.

Ajo paralajmëroi se do të bëhen ndryshime në ligjin për procedurën jashtëgjyqësore, për regjistrimin amë dhe letërnjoftimet, vendlindja dhe vendbanimi. Carovska tha se me ndryshimin e ligjit për procedurën jashtëgjyqësore, gjyqi do të mundë të sjell vendim për zgjidhjen e statusit të disa personave, të cilët deri më tani nuk kanë mundur të vërtetojnë kohën dhe vendin e lindjes.

Drejtori i Administratës për Udhëheqjen e Regjistrit Qendror, Bujar Dardhishta tha se në këtë mënyrë do të mundësohet socializimi i personave që deri më tanë kanë qenë të kufizuar nga shoqëria dhe që nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre, për arsyen se nuk është regjistruar vendi i lindjes së tyre dhe nuk janë të regjistruar në regjistrin qendror të lindjes dhe nuk kanë pasur mundësi të kenë çertifikatën e lindjes.

Ai tha se mbështetje për këtë proces do të japin edhe organizatat ndërkombëtare të cilat do të ndihmojnë me aktivitetet në terren për gjetjen dhe informimin e këtyre personave, si dhe ndihmë do të vijë edhe nga njësitë rajonale dhe të bëjnë kërkesë për shkrime shtesë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori