LAJMI I FUNDIT:

Carovska: Në Vizbeg nuk do të ndërtohet kamp për migrantët

Carovska: Në Vizbeg nuk do të ndërtohet kamp për migrantët

Në qendrën e pritjes në Vizbeg, do të ndërtohet një vendbanim për njerëzit e varfër që deri kohët e fundit kanë jetuar nën kalanë, por jo një kamp migrantësh, konfirmon ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska. Ajo në rrjetin social Facebook ajo u bën thirrje qytetarëve që të mos paraqesin keq informacionin të rrejshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“OBRM-PDUKM përhap lajmin e rrejshme se në qendrën e pritjes në Vizbeg do të ndërtohet kampe për refugjatëve. Unë u bëj thirrje qytetarëve të mos mbështeten në dokumente të rreme që janë të ndara në rrjetet sociale. E vërteta është: Në qendrën e pritjes në Vizbeg, do të ndërtohet një vendbanim për njerëzit e varfër që deri kohët e fundit kanë jetuar nën kalanë, por jo një kamp për migrantët”, shkruan Carovska. /Telegrafi/