LAJMI I FUNDIT:

Carovska: Duhet të krijojmë kushte që të rinjtë të kthehen dhe këtu të formojnë familjet e tyre

Carovska: Duhet të krijojmë kushte që të rinjtë të kthehen dhe këtu të formojnë familjet e tyre

Zëvendëskryeministrja Mila Carovska sot deklaroi se emigrimi i të rinjve nga shteti nuk ndodh vetëm për standardin jetësor por cilësinë e jetesës dhe se duhet të krijohen kushte që t’i kthejmë të rinjtë.

“Përpiqemi t’i përmirësojmë kushtet për jetesë. Jo vetëm që rriten pagat, por përmirësohen edhe kushtet e punës dhe marrëdhëniet demokratike të shtetit”, thotë Carovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ajo vlerëson se lëvizja globale e popullatës nuk është problem vetëm për Maqedoninë për shkak se gjithmonë ekziston një sfidë të të rinjtë të shkojnë dhe të mësojnë diçka plus dhe më pas të kthehen.

“Ne duhet të krijojmë kushte që të rinjtë të kthehen në shtëpi dhe këtu të formojnë familjet e tyre”, thotë Carovska.

Sipas saj, nuk mund të ndalohet një person i ri por nëse shteti krijon këtu kushte të nevojshme, Carovska shprehet e bindur se të rinjtë do të mbesin këtu.