LAJMI I FUNDIT:

Carovska: Deri tani 4.140 persona kanë marrë pension social

Carovska: Deri tani 4.140 persona kanë marrë pension social

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska sot kishte takim me shfrytëzuesit e pensionit social nga Kumanova. Gjithsej në Kumanovë 218 persona e shfrytëzojnë pensionin social.

“Kjo Qeveri në Kuvend propozoi Ligj për siguri sociale për personat e moshuar, përkatësisht të gjithë ata persona mbi moshën 65 vjeçare që nuk kanë të hyra tjera, dhe kanë jetuar 15 vite në Maqedon, të marrin shtesën prej 6.000 denarë apo siç themi ne pensioni social”, tha Carovska.

Carovska shtoise për gjashtë muaj 4.140 persona kanë realizuar këtë të drejtë.


“Më vjen mirë që si Qeveri në një farë mënyrë investuam te qytetarë të cilët me vite kanë luftuar në tregun e punës, një pjesë e tyre të paraqitur, një pjesë e tyre s’kanë qenë, dhe nuk kanë realizuar pension dhe pikërisht këta mund ta realizojnë këtë drejtë që do të realizohet përmes Qenrës për punë sociale”, tha Carovska./Telegrafi/