LAJMI I FUNDIT:

Cardi B do të lansoj koleksionin e parë të veshjeve për Reebok

Cardi B do të lansoj koleksionin e parë të veshjeve për Reebok

Pas suksesit të bashkëpunimit të saj të parë me Reebok, i cili u përqëndrua në atlete, Cardi B njoftoi se ajo po zgjeron marrëdhënien e saj me markën për të përfshirë një koleksion veshjesh.

Linja u frymëzua nga moda e viteve ’90 dhe kujtimet e preferuara të verës të reperes duke bredhur në bordin e rrugës Coney Island, sipas një njoftimi për shtyp.


Në një stil tipik të Cardi B, veshjet do të jenë të ngushta dhe do të nxjerrin në pah format e trupit të një gruaje me “prerje konturuese dhe detaje të mbërthimit të belit”.

Koleksioni do të përfshij pjesën e sipërme, sutjena, xhaketat dhe triko, të gjitha të disponueshme në madhësi 2XS deri 4XL.

“Jam shumë krenare të njoftoj linjën time të parë të veshjeve me Reebok”, tha Cardi në njoftim. “Ky koleksion i jep çdo gruaje produktin që i nevojitet për tu ndjerë seksi dhe e sigurt; dollakët që theksojnë belin dhe siluetat që përqafojnë kurbat e bëjnë çdo trup të duket mahnitës”.

View this post on Instagram

A post shared by Cardi B (@iamcardib)


Përveç veshjeve, do të ketë edhe ngjyra të reja nga atletet e lëshuara për herë të parë në nëntor 2020.

Summertime Fine Collection do të jetë në dispozicion për tu blerë në përmasat e grave dhe fëmijëve duke filluar nga 23 prilli. /Telegrafi/

Foto: Instagram