Cara Delevingne dhe Emma Roberts u shfaqën së bashku në xhirime të sezonit të ardhshëm të “American Horror Story” në New York të hënën.

Modelja, 30-vjeçe, dukej e panjohur teksa e bëri trotuarin një pasarelë duke ecur me çizme të kuqe me platformë.


Personazhi i famshëm mori vëmendje me çizmet interesante dhe dorezat prej lëkure të kuqe, të cilat i kombinoi me një kostum të zi.

70348827 12025335 image a 65 1682687230252 Foto: Splash News

32-vjeçarja nga ana tjetër u shfaq me një pallto të gjatë gri, çizme të zeza, çantë kafe si dhe një kapelë rozë.

Ndërsa kjo është hera e parë e Caras në “American Horror Story”, Emma më parë luajti nga 2013 deri në 2019 gjatë sezonit të tretë, sezonit të katërt, sezonit të shtatë dhe sezonit të tetë; ajo luajti Madison Montgomery, Maggie Esmerelda, Serena Belinda dhe Brooke Thompson.

70348829 12025335 image m 64 1682687225453 Foto: Splash News

Por disa fansa kërcënuan se do të bojkotojnë shfaqjen pasi Kim Kardashian njoftoi se do t'i bashkohet kastit.

42-vjeçarja publikoi lajmin surprizë në Instagram në fillim të këtij muaji, përmes ‘trailer’-it që shpërndau, i cili u postua edhe në Instagramin zyrtar të “American Horror Story”.

70348835 12025335 image a 43 1682686917351 Foto: Splash News

Ankesat vijnë pavarësisht se “American Horror Story” ka një histori të gjatë të marrjes së personazheve të famshëm ndër vite.

Një nga rolet e para të aktrimit të Lady Gagas ishte ‘Countess’.

70348823 12025335 image a 48 1682686997728 Foto: Splash News

Dhe seriali ka parë gjithashtu paraqitje të yjeve të ftuar nga supermodelja Naomi Campbell, këngëtari Steve Nicks dhe Adam Levine i “Maroon 5”. /Telegrafi/

70348843 12025335 image a 56 1682687093629 Foto: Splash News