Reperi i njohur shqiptar, Capital T, është shumë aktiv dhe i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Ai shpesh ndan me ta fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme, gjersa herë pas here nuk i kursen edhe thumbimet.


Së fundmi, reperi prishtinas përmes një statusi të publikuar në InstaStory, ka i është drejtuar estradës me një thumbim.

350243178 1063423521302421 1628442037696771208 n

Ai ka kritikuar faktin që kolegët e tij po sjellin aq shumë këngës, sa nuk po iu mbetet as vend për promovim – dhe njëherësh ua ka bërë të ditur se ka ende kohë të mbetur për të publikuar projekte.

“Estrada në panik, industria në krizë; 74589603 këngë, klipe e bashkëpunime. Ngadalë merrni frymë se s’është vera e fundit ishalla”, ka shkruar Capital T në InstaStory.

estradda

Përndryshe, reperi i hitit “Super Sweet” është duke bërë përgatitjet e tij për koncertin gjigant të 11 gushtit që do ta ketë në Prishtinë.

Ai do të sjellë koncertin e tij “Time Capsule” në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, pas suksesit që pati i njëjti koncert para dy verave në Tiranë. /Telegrafi/

348504030 1313708195908186 2004087010874312342 n