LAJMI I FUNDIT:

Capello shpjegon pse golat e shënuar në sfidën mes Juventusit dhe Interit ‘e shkatërruan ndeshjen’

Capello shpjegon pse golat e shënuar në sfidën mes Juventusit dhe Interit ‘e shkatërruan ndeshjen’

Fabio Capello beson se golat e shënuar në sfidën mes Juventusit dhe Interit ‘e kanë shkatërruar’ ndeshjen pasi e kanë bindur Allegrin dhe Inzaghin për të pasur një çasje defanzive, por janë ekipi i Interit ata që e kanë zhgënjyer atë më shumë.

Juventusi dhe Interi luajtën baras me rezultat 1-1 në takimin e luajtur në “Allianz Stadium” të dielën.

Vlahovic shënoi golin e tij të parë në dy muajt e fundit për t’i dhënë Juventusit epërsinë në pjesën e parë, por vetëm disa minuta më vonë Lautaro Martinez shënoi për të barazuar shifrat.


Capello e analizoi këtë ndeshje në një intervistë për La Gazzetta dello Sport.

Transferimet e Juventusit: Të rejat e fundit për De Paul, Fabian Ruiz, Sancho dhe shumë të tjerë
Lexo po ashtu Transferimet e Juventusit: Të rejat e fundit për De Paul, Fabian Ruiz, Sancho dhe shumë të tjerë

“Unë nuk mendoj se Juventus mund të bëjë më shumë, duke pasur parasysh mungesat. Nicolussi Caviglia bëri debutimin e tij si titullar dhe ishte mjaft i mirë. Interi ka më shumë kualitet dhe është për të ardhur keq që luajtën si Inter vetëm për pesë minuta kur ishin në disavantazh”, ka thënë fillmisht Allegri.

“Unë pres që skuadra më e mirë në ligë të jetë më e guximshme për të fituar. Interi ka potencialin të jetë lider me diferencë të madhe nga vendet tjera, njësoj sikur Napoli edicionin e kaluar”, vazhdoi 77-vjeçari.

“Në Turin, ata kompletuan 680 pasime por krijuan pak. Mendoj se Yann Sommer kishte më shumë prekje se sa dy sulmuesit. Pas golit të barazimit, ata vetëm pritën për një mundësi që nuk erdhi”.

Capello beson se dy golat e shënuar e ‘shkatërruan’ ndeshjet në Turin të dielën.

“Ne nuk pamë ndonjë dëshirë të madhe për të fituar nga të dya anët. Dy golat e ‘shkatërruan’ pjesën e mbetur të ndeshjes pasi që të dy u shënuan nga kundërsulmet”, shpjegoi ai.

Pogba ‘injoroi’ derbin e Italisë, ai zgjodhi të përcjellë Çmimin e Madh të Formula 1
Lexo po ashtu Pogba ‘injoroi’ derbin e Italisë, ai zgjodhi të përcjellë Çmimin e Madh të Formula 1

“Trajnerët mund të kenë menduar: ‘Nuk është e mundur’ dhe në pjesën e dytë ndeshja u bë e mërzitshme. Unë shikoj shumë ndeshje nga ligat tjera evropiane, aty ku ata luajnë futboll vertikal dhe mundohen të dëmtojnë kundërshtarët e tyre sa herë që kanë topin. Këtu, është më ndryshe”.

Përkundër barazimit të dielën, Capello mendon se Interi janë ende favoriti kryesor për titull.

“Deri më tani, nuk jam i vetmi që e them këtë. Është një mendim i zakonshëm se ata duhet të fajësojnë vetëm veten nëse nuk e fitojnë titullin. Prandaj prisja diçka më shumë nga skuadra e Inzaghit të dielën”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet klubi të cilit Florian Wirtz dëshiron t’i bashkohet sezonin e ardhshëm

Zbulohet klubi të cilit Florian Wirtz dëshiron t’i bashkohet sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Real Madridi ‘arrin marrëveshje’ për yllin e Arsenalit pak ditë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Real Madridi ‘arrin marrëveshje’ për yllin e Arsenalit pak ditë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

La Liga
Shokë dhome me Erling Haalandin në Salzburg: Nuk luante fillimisht, këshillat e mia e ndihmuan

Shokë dhome me Erling Haalandin në Salzburg: Nuk luante fillimisht, këshillat e mia e ndihmuan

Kosovë
U largua nga loja i lënduar, ja sa kohë pritet të jetë jashtë fushave Lewandowski

U largua nga loja i lënduar, ja sa kohë pritet të jetë jashtë fushave Lewandowski

La Liga
Emir Sahiti spektakolar, shënon dy gola dhe udhëheq Hamburgun drejt rikthimit në Bundesligë

Emir Sahiti spektakolar, shënon dy gola dhe udhëheq Hamburgun drejt rikthimit në Bundesligë

Ndërkombëtare
Muriqi nuk e lejoi ta ekzekutonte penalltinë për të arritur het-trikun ndaj Anglisë, Valon Berisha tregon prapaskenat me sulmuesin dardan

Muriqi nuk e lejoi ta ekzekutonte penalltinë për të arritur het-trikun ndaj Anglisë, Valon Berisha tregon prapaskenat me sulmuesin dardan

Kombëtarja e Kosovës
Kalo në kategori