LAJMI I FUNDIT:

Capcom do të sjellë një lojë me dinosaurë

Capcom do të sjellë një lojë me dinosaurë

Capcom ka prezantuar Exoprimal, një lojë me avatarë që do të jenë veshur me kostume metalike dhe që luftojnë një mori dinosaurësh.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, loja u bë e ditur gjatë prezantimit të Sony State of Play. Do të paraqesë një të ardhme të afërt – 2043, sipas një traileri – dhe me sa duket, ne do të kemi teknologjinë në atë kohë që parashikon “shpërthimet e dinosaurëve”, ku hapet një portal dhe nxjerrë valë dinosaurësh prej aty.


Njerëzit në atë lojë duhet të luftojnë me dinosaurët.

Sipas një postimi në blogun e PlayStation, loja është e fokusuar rreth bashkëpunimit me shumë lojtarë.

Sidoqoftë, nuk do të jetë një lojë ekskluzive për PlayStation – në njoftimin për shtyp u tha se Exoprimal do të jetë i disponueshëm në PS4, PS5, Xbox Series X/S, Xbox One dhe në PC përmes Steam kur të lansohet në vitin 2023. /Telegrafi/