Gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani, i cili është duke përcjellur intervistimin e Presidentit Hashim Thaçi nga Prokuroria e Specializuar në Hagë.
Cani bën të ditur se intervistimi i Thaçit ka filluar në ora 13:00 dhe është duke vazhduar ende.
“Gjendem para hyrjes së Gjykatës Speciale prej ku ka hyrë presidenti i Kosovës dhe ende nuk ka përfunduar intervistimi, puna vazhdon deri në ora 17:00 mirëpo ende nuk kemi ndonjë informacion – jemi në pritje”, tha Cani, në Info Magazine në Klan Kosova.
Cani ka folur edhe për adresimin e mediave të Thaçit para hyrjes në intervistim.
“Mesazhi i tij (Thaçit) nuk ishte për opinionin e Kosovës por për opinionin ndërkombëtarë duke treguar për luftën që ka bërë për Kosovën dhe se askush nuk mund ta rishkruajë historinë”.
“Sa i përket dukjes së tij nuk ishte dukja më e mirë dhe më e bindshme e tij – por si thash mesazhi i tij ishte për opinionin ndërkombëtarë”, deklaroi Cani.
Cani mes tjerash tregoi se interesimi i mediave nga Kosova e Serbia ishte i vogël.
“Ka pasur njerëz që kanë ardhur nga Belgjika, Holanda dhe vende të ndryshme – por nuk ka qenë mbështetje shume e madhe pasi kanë qenë pak të pranishëm”.
“Ajo që është interesant është se nga Kosova ka pak media por edhe nga pala serbe ka pak media teksa shumica e mediave janë ndërkombëtare. Janë rreth 15-20 media ndërkombëtare që janë duke përcjellur këtë ngjarje”.
Cani mes tjerash nga Haga tregoi se me aq sa dinë tri aktakuza janë dorëzuar dhe pritet që të konfirmohen.
Cani po ashtu deklaroi se në proceset juridike nuk sheh politikë veçse publikimi i aktakuzës është paksa i çuditshëm.
“Parimisht në proceset juridike nuk shoh politikë, por është një koiqidenxë e çuditshme që Prokuroria e publikoi aktakuzën pa e konfirmuar Gjykata pikërisht dy ditë para nisjes në Washington”.
“Unë dua të besojë që Gjykata Speaciale nuk i lejon vetës të politizohet nga askush”, deklaroi Cani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
LDK e AAK i bënë "bllok" Kurtit, çfarë thanë nga opozita për ftesën e kryeministrit për takim?
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu
Diell dhe vranësira, pasdite rrebeshe shiu
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron