Aktorja Cameron Diaz dhe bashkëshorti i saj, muzikanti Benji Madden, thonë se janë "të bekuar dhe mirënjohës" që kanë mirëpritur në familjen e tyre një djalë - Cardinal Madden.

Çifti njoftoi ardhjen e djalit të tyre në një postim në Instagram të shpërndarë të premten.


"Është i mrekullueshëm dhe jemi të gjithë shumë të lumtur që është këtu! Për sigurinë dhe privatësinë e fëmijëve, ne nuk do të postojmë asnjë foto", thuhet në një njoftim.

“Ndihemi kaq të bekuar dhe mirënjohës”, thuhej në postimin, i cili përfshinte një ilustrim me fjalët, “Një zog i vogël më pëshpëriti”.

Diaz dhe Madden përdorën gjithashtu Instagramin për të njoftuar lindjen e një vajze, Raddix, në vitin 2020.

Screenshot 35 13 Cameron Diaz

Ata thanë në atë kohë se nuk kishin në plan të shpërndanin më shumë foto apo detaje, për të mbrojtur privatësinë e familjes së tyre.

Diaz, filmat e të cilit përfshijnë "There's Something About Mary" dhe "Charlie's Angels", u martua me Madden, një anëtar i grupit "Good Charlotte", në fillim të vitit 2015. /Telegrafi/

Screenshot 36 13 Cameron Diaz dhe partneri i saj