LAJMI I FUNDIT:

Çamçakëzët ndihmojnë në mbajtjen mend

Çamçakëzët ndihmojnë në mbajtjen mend

Përtypja e çamçakëzit mund t’i nervozojë mësuesit, por ama është e vërtetë se kjo ndihmon në përmirësimin e memories së nxënësve.

Studimet thonë se përtypja e çamçakëzit në klasë ose gjatë realizimit të detyrave të shtëpisë përmirëson nivelin akademik të adoleshentëve, transmeton Telegrafi.

Hulumtimet e zhvilluara nga kompania amerikane e çamçakëzëve, William Wrigley Jr. Co., janë bërë me nxënës të klasëve të  teta në orët e matematikës.


Ata i kanë ndarë nxënësit në dy grupe, një grup që ka përtypur çamçakëz pa sheqer gjatë orës derisa i kanë bërë detyrat dhe derisa kanë bërë test më pas, dhe një grup tjetër që nuk ka përtypur.

Nxënësit të cilët kanë përtypur për 14 javë çamçakëz në klasë dhe kur kanë bërë detyrat e shtëpisë, kanë treguar një ngritje të nivelit të matematikës në test, krahasuar me ata që nuk kanë përtypur.

Edhe shkencëtarët të cilët nuk kanë pasur të bëjnë me këtë studim, thonë se çamçakëzi, përveç tjerash, mund të ndihmojë edhe në reduktimin e stresit, të rritë përqendrimin dhe në këtë mënyrë t’i përmirësojë aftësinë e të mbajturit mend.

Çamçakëzi mund të ndihmojë në uljen e oreksit pa kontroll gjatë ditës. Një çamçakëz ka  pesë deri në dhjetë kalori dhe, në fakt, akti i përtypjes së çamçakëzëve harxhon rreth 11 kaloni gjatë një ore. /Telegrafi/