LAJMI I FUNDIT:

Call of Duty: Warzone po vjen në iOS

Call of Duty: Warzone po vjen në iOS

Call of Duty: Warzone është një lojë falas nga Call of Duty dhe aktualisht është i disponueshëm për PC me Windows, PlayStation dhe Xbox.

Megjithatë, përdoruesit e iPhone dhe iPad së shpejti do të jenë në gjendje të luajnë Call of Duty: Warzone në pajisjet e tyre celulare, pasi loja do të vijë së shpejti në iOS, transmeton Telegrafi.


Një faqe zyrtare në internet për lojën tashmë ka dalë drejtpërdrejt në App Store iOS.

Edhe pse loja nuk është ende e disponueshme për shkarkim, përdoruesit mund ta porosisin paraprakisht përpara lansimit të saj më 15 maj 2023.

Call of Duty:Warzone ishte një nga lojërat që thuhet të jetë paralajmëruar nga Apple gjatë një ngjarje lojrash për shtypin.

Activision njoftoi se Call of Duty: Warzone do të vinte në pajisjet celulare vitin e kaluar. /Telegrafi/