LAJMI I FUNDIT:

Calafiori drejt Londrës, Arsenali bën ofertën më të lartë për italianin

Calafiori drejt Londrës, Arsenali bën ofertën më të lartë për italianin

Riccardo Calafiori ka vendosur të largohet nga Bologna dhe në përgjithësi nga futbolli italian.

Edhe pse ishte shumë pranë transferimit te Juventusi para Euro 2024, paraqitjet fantastike në Gjermani kanë bërë që vlera e lojtarit të rritet jashtëzakonisht shumë.

Një muaj më parë Bologna dhe Juventus po diskutonin për transferimin e Calafiorit në Allianz Stadium për 30 milionë euro, por tani çmimi i lojtarit është bërë thuajse dyfish.


Chelsea e ka seriozisht për Calafiorin, gati oferta e lartë për transferimin e italianit
Lexo po ashtu Chelsea e ka seriozisht për Calafiorin, gati oferta e lartë për transferimin e italianit

Juventus është larguar nga gara pasi nuk mund të përballojë çmimin e kërkuar nga Bologna për qendërmbrojtësin italian.

22-vjeçari duket se do të transferohet në Angli, me Arsenalin që ka bërë ofertën më të lartë me vlerë prej 50 milionë euro te Bologna.

Sensacioni i Euro 2024 drejtë Ligës Premier: Katër top klube me oferta për Calafiorin
Lexo po ashtu Sensacioni i Euro 2024 drejtë Ligës Premier: Katër top klube me oferta për Calafiorin

Edhe për lojtarin është gati një kontratë shumë e madhe, duke marrë parasysh që ai fiton vetëm 400 mijë euro në sezon aktualisht.

Chelsea gjithashtu mbetet në garë dhe The Blues tani duhet të bëjnë një tjetër ofertë për t’ia ndryshuar mendjen lojtarit dhe Bolognës, pasi aktualisht Arsenali është në ‘Pole position’ për të nënshkruar me të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën

Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën

Përfaqësueset
Neuer i hap rrugën largimit nga Bayerni, por refuzon transferimin tek dy shtete

Neuer i hap rrugën largimit nga Bayerni, por refuzon transferimin tek dy shtete

Bundesliga
Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale

Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale

Përfaqësueset
Gjesti i jashtëzakonshëm i tifozëve të Spanjës për Kroosin është bërë viral në rrjetet sociale

Gjesti i jashtëzakonshëm i tifozëve të Spanjës për Kroosin është bërë viral në rrjetet sociale

Përfaqësueset

"Nuk ka asgjë më brutale se të eliminohesh me penallti" - Shaqiri flet pas humbjes nga Anglia

Përfaqësueset
Si e shpjegon UEFA penalltinë e paakorduar për Gjermaninë pas prekjes me dorë të Cucurellas

Si e shpjegon UEFA penalltinë e paakorduar për Gjermaninë pas prekjes me dorë të Cucurellas

Përfaqësueset
Kalo në kategori