LAJMI I FUNDIT:

I caktohet masa e paraburgimit të dyshuarit për krime lufte në Klinë

I caktohet masa e paraburgimit të dyshuarit për krime lufte në Klinë

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit SH.G për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje me të dyshuarit e tjerë ka kryer veprën penale “Krime Lufte kundër popullatës civile”, në kundërshtim me Nenin 142 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal të Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë (KPRSFJ) lidhur me Nenin 3 të Konventës së Katërt të Gjenevës dhe po ashtu e penalizuar me nenin 152 dhe lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit SH.G i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji duke filluar nga data 11.04.2019 deri me datë 11.05.2019.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri SH.G, në bashkëkryerje me të pandehurit M.M, S.M, G.V, N.V, RR.G, H.G, G.G dhe XH.G, me datë 27.03.1999, në lagjen ‘Tikvesh’ në Klinë, kishte marrë pjesë në vrasjen, plagosjen, rrahjen, maltretimin, djegien, plaçkitjen dhe dëbimin e popullatës civile, ashtu që të veshur me uniforma policore dhe ushtarake serbe dhe të armatosur, fillimisht përmes ultimatumit, banorëve të lagjes iu kishin dhënë afat kohor prej 5 minutave për lëshimin e shtëpive të tyre, pastaj të gjithë të dyshuarit M.M, S.M, G.V, N.V, RR.G, H.G, G.G dhe XH.G, i kishin rrahur, maltretuar, therur me thikë banorët dhe po ashtu djegur shtëpitë e banorëve civilë shqiptarë, të cilët i kishin dëbuar prej lagjes së tyre”, thuhet në komunikatën e Gjykata Themelore në Prishtinë.

Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 par.1 nën. par.1.2 pika 1.2.1. të KPRK-së, si kusht i veçantë për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë se ekziston rreziku i ikjes së të pandehurit, pasi që i njëjti pas kryerjes së veprës penale për një kohë ka qenë në arrati dhe që nga paslufta, viti 1999, nuk ka jetuar në Kosovë, pra i njëjti nuk ka vendbanim në Republikën e Kosovës, dhe së fundmi ka jetuar në Norvegji, pra i njëjti i është shmangur organeve të ndjekjes, dhe hetuesisë. Po ashtu si shkak tjetër për caktimin e kësaj mase është sepse i njëjti dyshohet për vepër të rëndë penale, andaj po të gjendet në liri ekziston rreziku i ikjes me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, në këtë mënyrë do të pengonte rrjedhën e procedurës penale.

Gjykata konstatoi se është përmbushur edhe kriteri nga neni 187 par 1 nën par 2.2 pika 1.2.2 të KPPRK-së ngase ka arsye për të besuar se i njëjti mund të fsheh, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprës penale, si dhe të pengojë rrjedhjen e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitar të cilët janë në njohuri për ngjarjen dhe nuk janë dëgjuar në prokurori dhe bashkë me të pandehurit e tjerë të cilët janë të paarritshëm për organet e drejtësisë.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Geci: Kam vesh uniformë të KFOR-it amerikan, kemi hetuar se nga po vijnë financat e Radojciqit e Veselinoviqit

Geci: Kam vesh uniformë të KFOR-it amerikan, kemi hetuar se nga po vijnë financat e Radojciqit e Veselinoviqit

Siguri
Analistët ndërkombëtar: Kosova të rimendojë strategjinë, aleatët kryesor të saj tani po mbajnë qëndrim më neutral

Analistët ndërkombëtar: Kosova të rimendojë strategjinë, aleatët kryesor të saj tani po mbajnë qëndrim më neutral

Lajme
Miratohet Plani Regullativ për lagjen Kalabria, Rama: Ditë e madhe për Prishtinën

Miratohet Plani Regullativ për lagjen Kalabria, Rama: Ditë e madhe për Prishtinën

Prishtina
Karta SIM për banor - shqiptarët të parët në Evropë, në 2023 kompanitë fituan 370 milionë euro

Karta SIM për banor - shqiptarët të parët në Evropë, në 2023 kompanitë fituan 370 milionë euro

Lajme
Publikimi i bisedës mes Kusarit dhe Radoiçiqit, Kastrati i PDK-së: Me çiftin e Mimozës koalicion a, unë kurrë jo!

Publikimi i bisedës mes Kusarit dhe Radoiçiqit, Kastrati i PDK-së: Me çiftin e Mimozës koalicion a, unë kurrë jo!

Lajme
Geci: LVV dhe PDK janë një brum

Geci: LVV dhe PDK janë një brum

Politikë
Kalo në kategori