LAJMI I FUNDIT:

Caktohet masa e paraburgimit për ferizajasin që kanosi prindërit e tij

Caktohet masa e paraburgimit për ferizajasin që kanosi prindërit e tij

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit E.Q. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj për shkak të veprës penale kanosja nga neni 181 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari individual i Divizionit Penal – Shabi Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, të pandehurin për veprën penale si në aktakuzë e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej 180 ditëve.


I pandehuri akuzohet se 08.05.2020, në shtypin e tyre në Shtime me qëllim të shkaktimit të ankthit apo frikësimit i kanoset seriozisht prindit –babait E.Q. se do ta privoj nga jeta, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje verbale në mes tyre, për shkak se i pandehuri po kërkonte nga prindërit e tij të shesin shtëpinë, kurse ata nuk pranonin i drejtohet me fjalë; të vras, krejt sendet e shtëpisë ka me i thye, qohna krejt i bëj kërrsh; me këtë veprim tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe pasiguri, pas këtij rasti i dëmtuari me bashkëshorten e tij është larguar nga shtëpia.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori