LAJMI I FUNDIT:

Caktohet data e publikimit të Polo SUV (Foto)

Caktohet data e publikimit të Polo SUV (Foto)

Sipas medieve gjermane, kompania Volkswagen konsumatorëve do t’u ofrojë edhe versionin SUV për modelin e gjeneratës së re Polo.

Polo SUV pritet të dalë për shitje në vitin 2018, dhe do të vijë me platformën e Volkswagenit MQB dhe me çatinë klasike.


Se si do të duket ky SUV, mund të shihni në këto fotografi të cilat i ka publikuar revista e njohur gjermane “Auto Bild”.

Një burim i brendshëm thotë se SUV-i i ri i Volkswagenit duket “shumë sportiv”, ndërsa burime tjera thonë se do të ofrohet me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, 4×4, transmeton Koha.net.

kerr

Në gamën e motorëve do të mund të gjenden motorët me tre dhe katër cilindra, ndërsa për marshe përmenden marshet manuale dhe DSG me koplung të dyfishtë.

Në mesin e këtyre motorëve, përfshihet motori 1.0-litër benzinë me tre cilindra e me kapacitet prej 115 kuajfuqi, 1.5-litër me katër cilindra e me 150 kuajfuqi, si dhe motori dizel 1.5-litër me kapacitet prej 75 deri 122 kuajfuqi.

Përveç kësaj, mediet gjermane përmendin edhe versionin me sistemin e tërheqjes me gaz natyror si dhe versionin hibrid.

Sa i përket çmimit, Polo SUV me sistemin e tërheqjes me rrotat e përparme do të duhej të fillonte të shitej në treg për më pak se 20 mijë euro.