Kolonele Elmina Mahmuti është caktuar drejtore Rajonale në Gjilan, kolonel Ahmet Hasi, drejtor Rajonal në Pejë, kolonel Jahë Avdiu, drejtor Rajonal në Mitrovicë, majori Gazmend Hoxha, drejtor Rajonal në Ferizaj; majori Emin Beqiri, drejtor Rajonal në Prishtinë dhe majori Nexhmi Krasniqi, drejtor Rajonal në Prizren.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, Policia ka thënë se 6 drejtorët janë zgjedhur nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sheremet Ahmeti, sipas Ligjit të Policisë, neni 39.1, nëpërmjet një procesi përzgjedhës, transparent, konkurrues dhe duke u bazuar në rezultatin e intervistës. /ktv/