LAJMI I FUNDIT:

Cakolli pas vendimit për Hanin e Elezit: Palët kanë të drejtën e ankesës edhe njëherë në Supreme – vendimi merret brenda një jave

Cakolli pas vendimit për Hanin e Elezit: Palët kanë të drejtën e ankesës edhe njëherë në Supreme – vendimi merret brenda një jave
Eugen Cakolli, KDI

Ditë më parë Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur të anulojë zgjedhjet për kryetar të  komunës në Hanin e Elezit.

PZAP-ja e ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidatit për kryetar të kësaj komune, Rufki Suma kundër kandidatit të PDK-së Mehmet Ballazhi.

Në arsyetimin e Panelit Zgjedhor thuhet se rivotimi duhet të ndodhë për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit të mbështetjeve të votuesve.

Por Supremja sot ka anuluar vendimin PZAP-së, duke e kthyer çështjen në rivendosje.

Lidhur me këtë, Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka thënë për Telegrafin se kjo nuk është hera e parë që Gjykata Supreme anulon vendimin e PZAP-së.

Sipas tij, përvoja nga e kaluara flet për raste të tilla të një ping pong-u institucional ku PZAP dhe Supremja i kanë shkëmbyer mendimet e tyre juridike lidhur me çështjet e caktuara.

Supremja anulon vendimin e PZAP-it, nuk ka rivotim në Han të Elezit
Lexo po ashtu Supremja anulon vendimin e PZAP-it, nuk ka rivotim në Han të Elezit

“Sidoqoftë, duke u bazuar në hierarkinë e institucioneve gjyqësore, Supremja, është instanca më e lartë  dhe përfundimtare për nxjerrjen e në raport me procesin zgjedhor. Kjo nënkupton në rastin e komunës së Hanit të Elezit, e ka kthyer çështjen në rivendosje. Pra kjo nuk nënkupton që njëra palë ka të drejtë, dhe as ajo se procesi është certifikuar si i tillë, dhe po ashtu nuk është e sigurtë nëse do të ketë rivotim apo jo. Gjykata Supreme ka përcaktuar kondiat e vendimit që duhet të merret nga ana e PZAP-së, posaçërisht në raport me arsyetimin dhe dhënien e provave për shkeljet që janë pretenduar nga Rufki Suma, që janë konfirmuar nga PZAP”, u shpreh ai për Telegrafin.

Tutje Cakolli thotë se vendimi i ri i PZAP-së i cili do të merret më së largu për 72 orë, do të duhej të përmbajë arsyetimin për shkaqet që kanë çuar në rivotim.

“Në mungesë të provave specifike që e ndërlidhin manipulimin e procesit zgjedhor me kandidatin e PDK-së”, Cakolli shton se atëherë do duhej që të merrej vendim për refuzimin e kërkesës së Rufki Sumës.

Në rast se PZAP-ja nuk e mbyll çështjen, sipas tij palët sërish kanë të drejtën e ankesës në Gjykatën Supreme, e që kjo e fundit brenda jo më larg se një javë jep vendimin përfundimtar.

Suma: Vendimi i Supremes është befasues, pa asnjë argument
Lexo po ashtu Suma: Vendimi i Supremes është befasues, pa asnjë argument

“Palët kanë të drejtën e ankesës edhe njëherë në Gjykatën Supreme, që i bie se eventualisht do të ketë hapësirë shtatë ditë për të marrë një vendim përfundimtar lidhur me këtë çështje përveç situatës kur pas vendimit të ri të PZAP-së, nuk do të ketë ankesa nga asnjëra palë”, deklaroi Cakolli.

Ndryshe, kandidati i PDK-së, Mehmet Ballazhi sipas rezultateve të KQZ-së, për zgjedhjet e 17 tetorit ka marrë me 50.98%, ndërkq Rufki Suma  42,47% të votave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori