LAJMI I FUNDIT:

Cakaj komenton raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë

Cakaj komenton raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka komentuar raportin e progresit të publikuar sot nga Komisioni Europian.

Ai tha se ky raport është një sinjal i mirë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e tjera të rajonit, pasi krahas politikës, Cakaj shtoi se BE-ja po mbështet vendet përmes paketave investuese.


“Komunikimi i sotëm Komisionit Europian është i rëndësishëm realisht për një sërë arsyes dhe është një sinjal për të gjithë Ballkanin Perëndimor në tërësi, ku krahas konfirmimit të mbështetjes për zgjerimin në BE, është prezantuar edhe plani multimilionësh i investimeve, me ç’rast do të përfitojnë të gjithë vendet e Ballkanit”, tha ai.

Ministri Cakaj u shpreh se me përjashtim të Gjykatës Kushtetuese, Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Ai tha se ka informacion në lidhje me shumën financiare që Shqipëria do të përfitojë nga BE-ja, por shtoi se kjo do të publikohet nesër nga vetë Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhleyi.

“Unë shumën e di, por po e presim komisionerin. BE ka luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e rimëkëmbjes për Shqipërinë. BE është duke e shoqëruar procesin politik, me instrumente të rëndësishme financiare. Konfirmohet se Shqipëria ka bërë progres të qëndrueshëm në agjendën e saj evropiane, përjashto çështjen Gjykatën Kushtetuese, ku është në proces plotësimi me gjyqtarët e nevojshëm. Shqipëria gëzon të gjitha kapacitetet teknike për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare. Është një datë e mundshme, por jo e sigurt. Provoja më ka mësuar që të kursehem nga dhënia e datave, por kjo është çështje tjetër, por ne na takon të plotësojmë të gjitha kushtet. Nuk mund të them se do të mbahet në dhjetor”, shtoi ai.

I pyetur nga drejtorja e lajmeve në Euronews Albania, Ilva Tare se cilat janë shtetet anëtare të BE-së, të cilat kanë rezerva për rrugën europiane të Shqipërisë, diplomati shqiptar në detyrë nuk zgjodhi të flasë konkretisht, por tha se më parë duhet të kryhen detyrat e shtëpisë, siç është ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe ajo e Lartë.

“Është e vështirë të thuhen shtetet, që kanë probleme me ne, sepse Shqipëria fillimisht duhet të plotësojë Gjykatën Kushtetuese për konferencën e parë ndërqeveritare. Vlerësimi i gjithë Gjermanisë është i jashtëzakonshëm, ku atje është disponimi pozitiv për të vijuar me konferencën. Diplomacia bëhet në heshtje. Shqipëria sikur të ishte në situatë kritike, as vendimi për hapjen e negociatave nuk do të ishte marrë fare”, tha ai.

Lexoni gjithashtu:

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori