Gary Cahill ka insistuar se Stones do ta ketë shumë të vështirë që ta refuzojë Chelsean për shkak të drejtimit në të cilin është duke shkuar ky klub. “Të kaltrit” kanë ndërtuar një ekip shumë të fuqishëm dhe tani janë duke luftuar për të gjithë trofetë e mundshëm.

“Në aspektin e plotësimit të ambicieve, nëse jeni një lojtar i ri dhe keni përvojën e duhur në Premier Ligë siç e ka Stones dhe një klub i madh ju kërkon, është shumë e vështirë që ta refuzoni atë ofertë”, është shprehur Cahill për “Mirror”.


“Ju dëshironi të arrini gjithçka që mundeni në një periudhë të shkurtë gjatë karrierës tuaj si futbollist profesionit. Kur një klub që lufton për shumë trofe vjen për ju, atëherë është pothuajse e pamundur ta refuzoni, sepse kjo është ajo për çka luani”, ka përfunduar mbrojtësi anglez.  /Telegrafi/

telegrafi sport app