LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi viziton studentët, merr kritika për sistemin arsimor

Bytyqi viziton studentët, merr kritika për sistemin arsimor

Ministri i ri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka zgjedhur që daljen e tij të parë publike si ministër i Arsimit ta bëjë në Fakultetin Ekonomik.

Bytyqi sot i bëri një vizitë studentëve të këtij fakulteti të cilët iu nënshtruan provimit pranues në afatin e dytë.

Bytyqi në këtë fakultet mori kritika për dikasterin që drejton pasi që dekani i Fakultetit Ekonomik, But Dedaj i tregoi atij se shumica e kandidatëve nuk arrijnë që të kalojnë pragun prej 40 për qind të testit.

Sipas Dedajt kjo është për shkak të nivelit të arsimit para universitar, pasi që testi bazohet në atë se çka është mësuar në atë nivel.

Dekani Dedaj, tha se ky fakt duhet të jetë shqetësues për nivelet e politikëbërjes se në çfarë niveli është arsimi parauniversitar.

Me këtë rast ministri Bytyqi tha se si Ministri do të bëjnë maksimumin që të krijojnë kushte sa më të mira për studentët që të edukohen në frymën evropiane.

E Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, tha se vizita e ministrit të Arsimit është tregues për mbështetjen që iu ka dhënë me të marrë detyrën e ministrit. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori