Bytyqi: Do të mbajë përgjegjësi secili që ka bërë lëshime në importimin e mazutit
Zv.kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, sot deklaroi se çdo njëri që ka bërë lëshime ose keqpërdorime në çështjen e me importin e mazutit të dëmshëm, do të mbajë përgjegjësi.
Ai tha se përgjegjësi do të ketë, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për institucione ose kompani të caktuara.
“Për fat të keq në analizat e para janë përfshirë vetëm një pjesë e kompanive të cilat kanë importuar mazut ose vaj industrial në dy vitet e fundit. Kemi dhënë instruksione që të kemi analizë më të zgjeruar për dhjetë vitet e fundit për të gjitha kompanitë të cilat kanë importuar mazut ose vaj industrial, dhe në momentin që do të kemi informacionet, të jeni të bindur se do të ketë përgjegjësi, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për Drejtorinë e Doganave, Inspektoratin e Tregut, Inspektoratin e Ambientit Jetësor ose ministritë”, tha Bytyqi.
Ndryshe, dje Qeveria shqyrtoi raportet për mazutin e importuar, por dha afat prej shtatë ditëve që të mblidhen informacione më të zgjeruara./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çka do të bëhet me paratë e marra nga institucionet serbe në veri?
Breshër në disa fshatra të Komunës së Likovës
Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova nuk ishte pajtuar me anëtarët e tjerë për dënimin e Shaban Gogajt për “vrasje nga pakujdesia”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251