LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Së shpejti studime pa pagesë në Republikën e Çekisë

Bytyqi: Së shpejti studime pa pagesë në Republikën e Çekisë

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka njoftuar se së shpejti do të ketë studime pa pagesë në Republikën e Çekisë.

Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Bytyqi, ka shkruar se shumë shpejtë do të nënshkruhet një Marrëveshje Bashkëpunimi, përmes të cilës do t’ju mundësohej studentëve nga Kosova studime pa pagesë në PhD dhe me kushte të volitshme në Master, në fushën e ekonomisë në Republikën e Çekisë.


Postimi i plotë në Facebook:

Së shpejti studime pa pagesë në Republikën e Çekisë.

Kam pritur në takim drejtuesin kryesor të CERGE-EI në Pragë të Çekisë, profesorin e nderuar Randall K. Filer, me të cilin bisedova lidhur me arsimin e lartë në Kosovë.

Qendra për kërkime ekonomike dhe pasuniversitare- Instituti i Ekonomisë, i njohur si CERGE-EI është institucion akademik në Pragë, i specializuar vetëm për fushën e ekonomisë.

Lajmi më i mirë është se shumë shpejtë do të nënshkruhet një Marrëveshje Bashkëpunimi, përmes të cilës do të ju mundësonim studentëve nga Kosova studime pa pagesë në PhD dhe me kushte të volitshme në Master, në fushën e ekonomisë në Republikën e Çekisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori