LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Rregullorja e re lehtëson aplikimin e Kosovës për fondet në H2020

Bytyqi: Rregullorja e re lehtëson aplikimin e Kosovës për fondet në H2020

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, mori pjesë në konferencën ku u shpalosën praktikat ekzistuese në lidhje me pjesëmarrjen e Kosovës në H2020, me ç’rast u shpalos edhe rregullorja e re për Fuqizimin e Sistemit të Pikave Nacionale të Kontaktit (NCP) në Kosovë, përkatësisht rritjen dhe shfrytëzimin e fondeve në kuadër të platformës H2020 (Horizon 2020 është programi më i madh evropian për kërkimin shkencor dhe inovacionin).

Ministri Bytyqi e ka vlerësuar lartë rëndësinë e kësaj Konference sa i përket avancimit të universiteteve në fushën e kërkimit dhe hulumtimit shkencor, ndërkaq theksoi se Ministria e Arsimit, në përputhje me përgjegjësitë që ka, është duke u angazhuar në reformimin e arsimit të lartë në Kosovë.


“Nga vet fakti që procesi i Bolonjës po i referohet sinergjive të reja në mes të mësimdhënies dhe pjesës kërkimore-shkencore, kjo na bënë që të marrim hapa në përputhje me kërkesat që dalin nga procesi i Bolonjës. MAShT është duke punuar vazhdimisht që të kemi një infrastrukturë dhe një bazë ligjore, e cila do të na ndihmonte në këtë proces”, është shprehur ministri Bytyqi.

Ai bëri të ditur se brenda ndryshimeve që parashihet të ndodhin në Ligjin për Arsimin e Lartë, i cili është duke e riproceduar, parashihet që zgjerohet hapësira e cila garanton mundësi për zhvillim të kërkimeve dhe hulumtimeve.

Ministri Bytyqi, po ashtu, ka theksuar se Projekti HERAS është një ndër projektet kryesore dhe është duke punuar ngushtë me Ministrinë e Arsimit për të quar përpara procesin e kërkimeve dhe hulumtimeve dhe për të rritur mundësitë për qasje në fonde të mëdha, të cilat Bashkësia Evropiane është e gatshme që t’i japë për zhvillimet në këtë lëmi.

Gernot Pfandler, ambasadori austriak në Kosovë, tha se projekti HERAS e ndihmon Kosovën jo vetëm në përmirësimin e fushës së arsimit, por edhe ngritjen e stand