LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi premton mbështetje për komunën e Kaçanikut

Bytyqi premton mbështetje për komunën e Kaçanikut

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, gjatë një vizite në Kaçanik me zyrtarët komunal ka folur për gjendjen e arsimit në këtë komunë.

Bytyqi në takimin me kryetarin e Kaçanikut, Besim Ilazi tha se është informuar lidhur me problemet me të cilat ballafaqohet arsimi në Kaçanik, teksa bëri të ditur se kanë biseduar për një qasje dhe gatishmëri për cilësi më të lartë të arsimit në përgjithësi.


“Morëm shumë informata, bashkëbiseduam edhe me mësimdhënësit, përgjegjësit e komunës për një qasje dhe përgjegjësi shumë më të lartë në sistemin arsimor. Ne shprehëm gatishmërinë edhe të bashkëpunimit, që është qëllimi ynë kryesor, që me përafrua sa më shumë bashkëpunimin me nivelin lokal që së bashku t’ i qasemi zgjidhjes së problemeve arsimore në nivelin lokal”, tha ai.

Po ashtu, ai ofroi mbështetje edhe për përmirësimin e infrastrukturës në shkollat e Kaçanikut.

“Mbështetja jonë do të jetë e pa rezervë në secilën komunë, jo vetëm këtu në Kaçanik, qoftë në ndërtimin e infrastrukturave, përmirësimin e saj, e cila ndonjëherë është e kufizuar për çështje buxhetore. Vërtetë ne do të bëjmë përpjekje që të dalim nga kjo situatë. Por gjithsesi edhe një shtim i përgjegjësisë për të gjithë ne, të mësimdhënësit por edhe të përgjegjësve të arsimit që qasja nëpër mësimdhënie të jetë në nivel shumë më të lartë, në mënyrë që cilësia në arsim të fillojë të ndryshojë”, shtoi ai.

Ndërsa, kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Iliazi, u shpreh mirënjohës për mbështetjen që ministri Bytyqi i ka ofruar për ngritjen e cilësisë së arsimit dhe përmirësimin e infrastrukturës në këtë komunë.

“Ishte inkurajuese mbështetja e ministrit për ta mbështetur pikërisht arsimin në komunën e Kaçanikut, duke filluar nga infrastruktura, avancimin e mësimdhënësve në profile të ndryshme profesionale. Veçanërisht ishte inkurajuese për ne mbështetja e ministrit për infrastrukturën shkollore, si parakusht për ngritjen e cilësisë në arsim”, tha ai.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri  Bytyqi dhe kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, vizituan shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Jusuf Gërvalla” në Biqec si dhe shkollën e mesme “Feriz Guri dhe Vëllezërit Qaka”.

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori