LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Një rezolutë për veprimin e përbashkët shtetëror do ta ndalte spastrimin etnik të heshtur të Luginës

Bytyqi: Një rezolutë për veprimin e përbashkët shtetëror do ta ndalte spastrimin etnik të heshtur të Luginës

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se është shqetësuese se si qytetarët e Luginës së Preshevës jetojnë në një terror në fushën e sistemit arsimor.

Sipas tij, terrori në fushën e arsimit mundëson spastrimin etnik.


“Serbia nuk duhet të lejohet që të ushtroj terror në sistemin arsimor, sepse përmes terrorit së sistemit arsimor është duke ndodhur spastrimi etnik në heshtje. Kosova dhe Shqipëria nuk duhet të lejojnë spastrim etnik në heshtje. Duhet të kemi veprime të dyanshme. Veprime që mund të ndërmerren në territorin e Kosovës janë më të lehta se sa shteti mund t’i ndërmarr në territorin e Luginës”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

Bytyqi ka thënë se çështja e kuotave të studentëve është veprim i lehtë për t’u bërë, dhe se MASHT-i është duke e shikuar se sa është e nevojshme rritja e kësaj kuote.

“Për këtë arsye ne kemi marrë vendim që sivjet të 2% kuotë në regjistrim të studentëve. Ndërsa me Këshillin që kemi pasur takim jemi dakorduar për shumë veprime, si trajnimet e mësimdhënësve tjerë, dhe pjesëmarrja e nxënësve në shumë aktivitete që bëhen në Kosovë dhe Shqipëri”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka thënë se më e rëndësishmja është se a do të mund të shpërbejnë të diplomuarit në Luginë.

“Ne mund ta rrisim numrin e kuotave të studentëve për të kryer studime në Kosovë por çka do të thotë se nëse një mjek kryen studime në Kosovë, nuk mund të iu shërbej qytetarëve të Luginës sepse nuk i njihet diploma. Çka do të shërbej një mësimdhënës që përgatitet në Kosovë por nuk mund të shërbej në vendlindjen e tij”, shtoi ai.

Bytyqi tha se si institucionet mund ta përkrahin Luginën, por se sipas tij duhet të ketë përkrahje shtatore.

“Një rezolutë e cila do të saktësonte veprimin e përbashkët shtetëror do ta ndalte njëherë e përgjithmonë spastrimin etnik të heshtur të Luginës”, ka thënë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori