LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Mësimi ka filluar me kohë në gjitha shkollat e Kosovës

Bytyqi: Mësimi ka filluar me kohë në gjitha shkollat e Kosovës

Ministri në detyrë i Arsimit, Shyqyri Bytyqi ka theksuar se ata si institucion janë përpjekur që mësimi të fillojë në kohë në të gjithë shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë.

Ai në një intervistë për Telegrafin ka thënë se si risi, që është bërë për herë të parë, ka qenë edhe përdorimi i teksteve të reja shkolla në shumë nivele, e të cilat sipas tij, janë në përputhje me kurrikulën dhe standardet ndërkombëtare.


“Jemi përpjekur që librat të shkojnë në kohë tek nxënësit. Shpërndarja e teksteve ka ndodhur në të gjitha shkollat, ku ka filluar një vit i mbarë shkollor”, ka shtuar Bytyqi.

Ai ka folur edhe për vendimin e kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili ka vendosur që nxënësit e shkollave me numër të vogël të nxënësve të bashkohen me shkollat tjera ku numri i nxënsve është më i madh, vendim të cilin sipas tij, duhet mbështetur të gjithë.

“Qëllimi kryesor është që nxënësit tonë të përgatiten si duhet për jetë, sepse ku kemi pak nxënës, kemi problem me cilësinë dhe integrimin social. Këta fëmijë në të ardhmen do të kenë probleme, sepse kur hynë në shkollën e mesme do t’iu paraqiten probleme për shkak të mungesës së socializmit, ku do të krijoheshin probleme edhe vet fëmijëve”, ka theksuar Bytyqi.

Ai ka folur edhe për aderimin e tij nga Nismasocialdemokrate në Partinë SocialDemokrate (PSD), ku ka thënë se arsyeja se pse e zgjodhi këtë ambient ka qenë se në PSD ka gjetur një ambient ku mund të kontribuoj dhe ta përmbush veten e tij.

“Në shiqim të parë duket parti e vogël, por me vizionin që kanë drejtuesit e PSD, jo vetëm që do ta zhvillojnë partinë, por do të jetë parti me ndikim në skenën politike, ku do të ndërtohen politika socialdemokrate që i duhen vendit”, ka shtuar Bytyqi.

Sipas tij, brenda koalicionit (AAK – PSD), ka njohës të mirë të fushës së arsimit, duke përfshirë se fundi edhe atë vetë, e të cilët do të punojnë që Kosova të ketë një arsim cilësor dhe konkurrent me vendet e zhvilluara.

“Kemi mundësi që t’i vëmë në themele të mira, që sistemi arsimor të jetë konkurrent me vendet e zhvilluara, kemi një program të shkruar, ku janë renditur shumë pika për arsimin”, ka shruar Bytyqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori