LAJMI I FUNDIT:

Bytyçi: Sulmet në Kongresin amerikan nuk dallojnë nga ato të opozitës në Kosovë në 2015-në

Bytyçi: Sulmet në Kongresin amerikan nuk dallojnë nga ato të opozitës në Kosovë në 2015-në
Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi tha sot se sulmet në Kongresin amerikan në esencë nuk dallojnë nga sulmet e opozitës (VV-AAK-NISMA) në Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitin 2015.

Bytyçi në rrjetin e tij social Facebook bën një krahasim të sulmit në Kongresin amerikan dhe veprimeve të opozitës.


Lexoni të plotë statusin e tij në Facebook:

Nëse e lexoni me vëmendje qëndrimin zyrtar të Albin Kurtit lidhur me aktvendimin e GjK-së, e vëreni se ai dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar.

Albini seriozisht mendon se kauza e tij është mbi shtetin e Kosovës, ndërsa dhuna politike si instrument për të përmbysur rendin kushtetues e institucional i pranueshëm për derisa ai e “ka legjitimitetin popullor”.

Sulmet në Capitol Hill — Kongresin/Senatin amerikan në esencë nuk dallojnë  nga sulmet e opozitës (VV-AAK-NISMA) në Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitin 2015. Këtu ambasadori Delawie ka të drejtë për krahasimin.

Kjo është edhe arsyeja se pse Albin Kurti nuk ka qenë asnjëhere i kënaqur si KM me pushtetin që e kishte në vitin 2020.  Albini kërkon gjithmonë më shumë pushtet për autoritet, e jo pushtet për të qeverisur. Ai, si çdo populist thirrët në ligjitimitet popullor, e jo në legalitetin institucional qe vjen nga mandati i popullit përmes votës.

Kjo është edhe arsyeja se pse ai e kishte shkelur kushtetutën për të disatën here gjatë mandatit të tij 50 ditor. Kjo është edhe arsyeja se pse ai nuk thotë se do ta pranojnë çfarëdo vendimi të GjK-së, por, do ta analizojnë e pastaj këshilli i LVV-së do të vendos. Thua ti se rendi ynë demokratik varët nga disa prepotent të Lëvizjes Vetëvendosje që as bukë nuk ngrënë pa ua thënë Albini, edhe këtu jo rastësisht ai e thekson përsëri se “popullin” e ka mbrapa!

Albini mund ta ketë përkrahur publikisht Joe Biden për president, por tërë jetën e tij është sjellë si presidenti Trump në ditët e tij të fundit në mandat. I mbërthyer në konspiracione dhe i mbuluar në të pavërteta politike, duke arsyetuar gjithmonë dhunën politike me kauza të rrejshme, siç ka qenë në rastin tonë DEMARKACIONI dhe shkëmbimi i TERRITOREVE. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori