LAJMI I FUNDIT:

Byrnes: Maqedonia e Veriut është në një rrugë pozitive që premton

Byrnes: Maqedonia e Veriut është në një rrugë pozitive që premton

Ambasadorja amerikane në vend Kate Marie Byrnes, në fjalimin e saj të parë të vitit të ri thekson se vendi vitin e kaluar e ka përfunduar i gatshëm për ta realizuar aspiratën shumëvjeçare për t’u bërë anëtare e NATO-s, se po thellohen marrëdhëniet me SHBA-në, ndërsa mundësitë për integrim rajonal janë të ndritshme.

Sipas saj, po përforcohet ekonomia e vendit, e cili gjithashtu, vazhdon ta tregojë gatishmërinë e tij për hapjen e negociatave aderuese të cilat janë me rëndësi kyçe. Por megjithatë, potencon Byrnes, mbesin edhe shumë punë dhe shumë sfida, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Vendi juaj e përfundoi vitin duke u ulur në tryezë me NATO aleatët e saj të ardhshëm në Londër, i gatshëm që në fillim të vitit 2020 përfundimisht ta realizojë aspiratën shumëvjeçare që t’i bashkëngjitet Aleancës”, thotë ambasadorja.

Ajo thotë se viteve të fundit vërehet thellim i marrëdhënieve dypalëshe me SHBA-në, duke e përmendur mbajtjen e stërvitjes ushtarake “Goditje vendimtare” dhe vizitën e sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo, i cili siç thotë ka pasur mundësi të shfaqë mbështetje për vendin.

“Shqyrtoni mundësi të reja me fqinjët tuaj. EkonoMEDIAL përforcohet dhe rritet dhe pikëpamjet për integrim të ardhshëm rajonal janë të ndritshme. Maqedonia e Veriut vazhdon ta tregojë gatishmërinë e saj për hapjen e negociatave aderuese me BE-në duke implementuar reforma të cilat janë me rëndësi kyçe që t’i mundësojnë vendit prosperitet dhe progres”, thotë Byrnes.

Ambasadorja konsideron se pozicioni i vendit si lider rajonal në renditje vjetore të Bankës Botërore për mundësitë për biznesbërje i inkurajon investuesit e huaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori