LAJMI I FUNDIT:

Buzhala: Sot pritet të rregullohet furnizimi me rrymë Mitrovicë

Buzhala: Sot pritet të rregullohet furnizimi me rrymë Mitrovicë

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për problemet me energji elektrike që janë duke u përballur qytetarët e Mitrovicës.

Sipas tij, janë disa probleme teknike të cilat pritet të rregullohen sot.


“Janë disa probleme teknike të cilat shpresojmë të tejkalohen sot. Flitet diku për 10 deri 15 për qind të konsumatorëve që vazhdojnë të jenë pa energji elektrike, mirëpo shpresojmë që kjo çështje teknike të rregullohet sot”, ka thënë Buzhala.

I pyetur se si qëndron vendi me furnizim të energjisë elektrike, ai tha: “Furnizimi me energji elektrike nëpër vendet tjera është stabil”.

Ndryshe, dy ditë më parë një trafostacion i ndërmarrjes “Trepça” në Mitrovicë, është përfshirë nga zjarri ku si pasojë qyteti i Mitrovicës ka mbetur pa energji elektrike. /Telegrafi/