LAJMI I FUNDIT:

Buzaku: ‘Oferta’ për Sulejman Rexhepin për tërheqje nga BFI vlen deri në ora 11:30

Buzaku: ‘Oferta’ për Sulejman Rexhepin për tërheqje nga BFI vlen deri në ora 11:30

Kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi refuzon të jep dorëheqje pas ultimatumit të dhënë nga Skender Buzaku, i cili thotë se ‘oferta’ për Sulejamn Rexhepi të jap dorëheqje vlen deri sot në orën 11:30.

Buzaku thotë se nëse nuk pranohet ‘oferta’, atëherë do të dihen krimet që i ka bërë Sulejman Rexhepi duke keqpërdorur paratë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ndryshe, kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi dje mohoi të flasë për akuzat e Buzakut duke thënë se “nuk merrem me persona gej. Personat gej larg nga BFI-ja”.

Buzaku pas deklaratës së Rexhepit: Është njeri plak dhe nuk e di se çfarë flet
Lexo po ashtu Buzaku pas deklaratës së Rexhepit: Është njeri plak dhe nuk e di se çfarë flet

Deklaratën e Rexhepi e dënoi Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi dhe rrjeti kombëtar në luftën kundër homofobisë dhe transfobisë./Telegrafi/