Kuvendi i Kosovës në përfundim të vitit 2017, në një seancë të jashtëzakonshme ka miratuar Buxhetin për vitin 2018. 59 deputetë kishin votuar për, 19 kundër dhe asnjë abstenim. Për këtë vit buxheti do të jetë 2 miliardë e 82 milionë euro. Me buxhetin e vitit 2018, Presidenca, Kuvendi dhe Kryeministria do të kenë rritje.
Sipas kufirit të buxhetit për vitin 2018 të rija këtyre institucioneve do të ndahen 28.71 milionë euro, apo 2.81 milionë euro më shumë, shkruan Telegrafi.
Për Zyrën e Presidentit për paga janë planifikuar të harxhohen 2.91 milionë euro me një rritje prej 841,437 euro. Gjatë vitit 2017 në Presidencë ishin të punësuar 70 persona, ndërsa për vitin 2018 pritet të janë 80.
Kuvendi i Kosovës në vitin 2018 ka planifikuar të harxhoj 10.57 milionë euro, ndërsa në vitin 2017 harxhimet ishin 9.67 milionë euro. Në vitin e ardhshëm, Kuvendi ka planifikuar që t’i ketë 370 punëtorë apo 13 më shumë, shkruan Telegrafi.
15.23 milionë euro janë planifikuar që t’i harxhoj Zyra e Kryeministrit për vitin 2018, apo 337,403 euro më shumë. Në Kryeministri gjatë vitit 2017 ishin të punësuar 679 persona, ndërsa për vitin 2018 pritet të jenë 593 apo 86 punëtorë më pak.
Në zërin e shpenzimeve për paga dhe mëditje për vitin 2018 është Kuvendi i Kosovës që do të shpenzojë më shumë. Për këtë vit janë planifikuar të harxhohen 6.79 milionë euro, ndjekur nga Kryeministria me 4.14 milionë euro dhe Presidenca me 1.06 milionë euro. Një vit më herët këto institucione kanë shpenzuar më pak me një mesatare prej 390 mijë euro.
Për mallra dhe shërbime është Zyra e Kryeministrit që pritet të shpenzojë më shumë. Në vitin 2018 janë parashikuar që të shpenzohen 3.74 milionë euro nga 3.46 milionë që ishin në vitin 2017. Kuvendi për këtë vit pritet të shpenzojë 1.79 milionë euro, ndërsa Presidenca do të harxhojë 1.55 milionë euro me një rritje prej 362 mijë euro.
5.71 milionë euro janë ndarë për vitin 2018 që të shpenzohen nga Zyra e Kryeministrisë për shpenzime kapitale, në vitin 2017 kjo vlerë ishte 5.23 milionë euro. Kuvendi i Kosovës në vitin 2018 do të shpenzojë 1.62 milionë euro, ndërsa për Presidencën janë ndarë vetëm 15 mijë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe