LAJMI I FUNDIT:

Buxheti në Shqipëri, pa rritje taksash

Buxheti në Shqipëri, pa rritje taksash

Paketa fiskale që do të nisë zbatimin nga 1 janari 2018, nuk parashikon asnjë rritje taksash për 97% të qytetarëve shqiptarë, por as për kompanitë

Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi paketën fiskale që do të zbatohet përgjatë vitit që vjen, theksoi se paketa vjen në funksion të filozofisë sonë për të mos rritur taksat për 97 % të popullsisë, por as për kompanitë.


Kreu i qeverisë theksoi se paketa është hartuar në konsultë me grupet e interesit, por edhe ekspertë vendas e ndërkombëtar. “I gjithë tam-tami i këtyre ditëve është në kuadrin e industrisë së mërzitjes që sot funksionon me emrin opozitë”, deklaroi Rama.

Paketa fiskale 2018 parashikon uljen e pragut të TVSH-së deri tek biznesi me xhiro vjetore jo më shumë se 2 milionë lekë. “Kjo do të bëjë që të jetë e pamundur që disa biznese të vijojnë të bëjnë të voglin në funksion të të mëdhenjve për të bërë evazion”, tha Kryeministri.

Po ashtu në paketën e re fiskale kalohet nga taksa e sheshtë për ndërtesat tek një taksim që bazohet tek vlera e ndërtesës. Kjo sipas Kryeministrit, bëhet pa rritur taksën, por duke ndryshuar metodologjinë. “Kush ka shtëpi më të madhe paguan më shumë”, u shpreh Rama.

Gjatë vitit që vjen, informoi Kryeministri do të nis zbatimin një paketë e re për turizmin. “Parashikohet përjashtimi nga taksat i hoteleve që do të ndërtohen me 4 dhe 5 yje. Nuk do të kenë tatimfitmi që nga dita e funksionimit të tyre. Nuk do të kenë taksë infrastrukture as taksë pasurie, por thjeshtë do të paguajnë TVSH 6 % , duke e bërë Shqipërinë një nga vendet me nivelin më të ulët të TVSH-së në turizëm në të gjithë zonën”, deklaroi Kryeministri.

Kreu i Ekzekutivit po ashtu tha se paketa e re parashikon edhe incentiva për investimet në sektorin e teknologjisë së informacionit.

Edhe sektori i peshikimit, sipas Kryeministrit do të njohë lehtësi fiskale , duke qenë se industria e peshkimit ka njohur progres inkurajues dhe ka treguar se ka potencial shumë të madh. “Bëhet përjashtimi i plotë nga TVSH-ja për 52 kategori të pajisjeve dhe mjeteve të peshkimit. Kështu i përgjigjemi edhe një kërkese të kahershme të vet industrisë”, tha Rama.

Në të njëjtën kohë rritet edhe akciza e cigares. “Beteja jonë kundër duhanit do të vazhdojë dhe ndryshimi shkon me trendin rritës të parashikuar”, u shpreh Kryeministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori