Këngëtari i njohur, Butrint Imeri, vazhdon të mbetet njëri prej më të dëgjuarve në estradën shqiptare.

Ai është mjaft aktiv në rrjete sociale, duke ofruar informacione për të rejat nga jeta personale e profesionale.


Që nga paraqitja e tij e parë, Butrinti ka arritur të grumbullojë mijëra fansa, të cilët janë aktiv sa i përket përkrahjes ndaj këngëtarit.

butrint official 106290491 289698602221970 4707077281108103950 n (Foto: Instastory)

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se po feston ditëlindjen e tij të 24-të.

Fotografia e publikuar, është shkëputur nga xhirimet e fundit të klipit “Si përpara”, këngë kjo e realizuar kohëve të fundit.

Ndërsa ai po shijon ditën e veçantë, shumë figura publike e fansa kanë zgjedhur fjalë të ëmbla për ta uruar atë në mënyra të ndryshme. /Telegrafi/