LAJMI I FUNDIT:

Business Consultants Council dhe BERZH festojnë Ditën Botërore të Konsulencës

Business Consultants Council dhe BERZH festojnë Ditën Botërore të Konsulencës

U shënua Dita Botërore e Konsulencës e cila shënohet në 60 shtete të ndryshme të botës dhe me këtë rast, Business Consultants Council (BCC) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kanë organizuar ngjarjen në nivel të institucioneve publike dhe private për rëndësinë e profesionit të konsulencës, akreditimin e saj dhe vlerën e operimit të saj në institucione.

Po ashtu, si tërësi është mbajtur mbledhja e përgjithshme e Kuvendit të Anëtarëve të BCC dhe një organizim i formatit B2C mes bizneseve SME dhe konsulentëve, në mënyrë që të rritet bashkëpunimi mes tyre.


BCC është shoqata e vetme në Kosovë, qëllimi i së cilës është promovimi dhe ruajtja e standardeve profesionale në sektorin e konsulencës, e njohur nga homologët e saj ndërkombëtarë për profesionalizmin, etikën dhe standardet e përsosmërisë. BCC është anëtar me të drejta të plota në rrjetin ndërkombëtar ICMCI që ngërthen 2 milionë konsulentë në mbarë botën.

Ngjarja ka pasur për qëllim diskutimin për perspektivën, rëndësinë dhe njohjen e konsulencës si profesion përmes bashkëpunimit në hapa konkretizues për këtë proces, ku në krahasim me vitin e kaluar i dhënë është një shtytje profesionit të konsulencës.

Janë arritur dy marrëveshje bashkëpunimi me karakter lokal dhe rajonal mes BCC dhe dy institucioneve.

Bashkëpunimi i parë është zyrtarizuar me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit mes BCC-së dhe Projektit “Access”, me fokus kryesor në fondin e digjitalizimit që do të ndihmojë NVM-të në Kosovë, projekt i cili do të fillojë implementimin në muajin Korrik.

Bashkëpunimi i dytë është zyrtarizuar me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit mes BCC-së dhe Albanian Consulting Netëork (ACN), e cila do të kontribuojnë në shkëmbimin e shërbimeve, bashkëpunimet e ndryshme dhe zhvillimin mes institucioneve nënshkruese.

Në pjesën e dytë të organizimit është mbajtur një panel i përbërë prej profesionistëve nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Autoriteti Kombëtar të Kualifikimeve, BERZH, projektin Alled 2 dhe projektin ACCESS (të dy këto të fundit të financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim).

Ministri Shyqyri Bytyqi nënvizoi se të gjitha institucionet publiko-private kanë nevojë për shërbimet e konsulencës menaxheriale dhe ekspertët konsulentë si vlera të shtuara dhe që duhet të punohet në vetëdijesimin e bizneseve për përdorimin e këtyre shërbimeve.

Ministri u zotua që do të japë kontribut bashkë me AKK-në lidhur me standardin e profesionit të konsulencës, në përputhje me normat ndërkombëtare të konsulencës menaxheriale.

Lah Nitaj nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) shpjegoi kriteret për krijim të standardeve dhe theksoi që mund të ndihmojë BCC-në në këtë aspekt, pas modifikimeve të fundit të bëra nga ana e shoqatës.

Anton Gojani nga projekti Alled 2, ka përshkruar procesin e krijimit të standardeve, duke u nisur nga individët që i hartojnë, pjesën e verifikimit, klasifikimit të profesioneve dhe parimeve për të qenë konsulent. Anton ka theksuar që është roli i shoqatës që të shtyjë përpara proceset e akreditimit dhe validimit të profesionit të konsulencës.

Leonora Kusari nga BERZH ka konfirmuar që janë gjithmonë të gatshëm të përkrahin shoqatën BCC, në rrugëtimin për kualifikimin dhe certifikimin e konsulentëve dhe validimin e profesionit të konsulencës.

Një nga sfidat që duhet të trajtohet është vetëdijesimi i institucioneve publike për përdorimin e shërbimeve konsulente dhe njohjen e tyre, duke mos përdorur në të njëjtën kohë të drejtën për certifikim të konsulentëve.

Jehona Lluka drejtoreshë ekzekutive e institutit BCC, moderoi panelin dhe prezantoi në Kuvendin e Përgjithshëm të Anëtarëve të gjitha të arriturat e shoqatës dhe planin strategjik për të ardhmen. Si konkluzione nga ky organizim, u vendos të ndërmerren hapa konkretë nga të gjithë instituticionet përkatëse për finalizimin e procesit te standardit të konsulencës, bashkëpunimi i fondit e digjitalizimit që do të ndihmojë NVM-të në Kosovë, shkëmbimin e shërbimeve rajonale, themelimi i komitetit të etikës dhe profesionalizmit të BCC dhe krijimi i një raporti për numrin e konsulentëve në Kosovë dhe mundësinë e përfshirjes së tyre në BCC. Rekomandimet e tilla do të konkretizohen në iniciativa të ndërmarra nga BCC bashkë me partnerët.

Aktiviteti i fundit është shënuar në formatin B2C mes bizneseve anëtare të odave dhe shoqatave partnere dhe konsulentëve të BCC duke përmendur, Odën Ekonomike Amerikane, Gjermane, Sllovene dhe bankën BERZH. /Telegrafi/