Për analistin e gazetarin Andi Bushati, argumentimi që i ka bërë Presidenti Meta rrëzimit të kandidaturës së Gent Cakës si ministër i Jashtëm, ka nxjerr edhe njëherë në pah shndërrimin e shtetit të Edi Ramës në një bordello.
Bushati thotë se “aty kuptohet fare qartë se si ish numri dy i diplomacisë për gjysmë viti, ka ushtruar funksionin në shkelje flagrante të ligjit, pa u pajisur me certifikatën e sigurisë”.
“Por, e keqja nuk përfundon me mosplotësimin prej shtatë muajsh të këtij formulari që jep garancinë e domosdoshme për të verifikuar të ardhurat, figurën morale dhe mosimplikimin e tij me shërbimet e huaja sekrete”, shkruan Bushati.
Në një vështrim të botuar në Lapsi.al, Bushati thotë se “ajo është bërë edhe më e madhe kur u dhanë sinjalet e para se kjo mungesë përbënte arsyen se përse kreu i shtetit mund të mos e dekretonte ‘djalin e lexuar’, të pilotuar nga Prishtina”.
“Aty, në panik dhe me urgjencë, Edi Rama e përdori Cakën si një oborrtar të rëndomtë, duke e detyruar të bëjë atë që pati ‘harruar’ ta kryente për një kohë të gjatë. Madje mëkati qe edhe më i rëndë, sepse ai nuk përdhosi vetëm figurën e kandidatit për ministër të Jashtëm, por edhe institucionin e DISK, që ka për detyrë të lëshojë certifikatën e sigurisë. Ky organizëm, që duhet të bëjë verifikime të gjata dhe të thelluara, që duhet të investigojë në shtetet e huaja ku ka jetuar më parë kandidati për të dalë i pastër, që duhet të verifikojë gjithçka rreth tij, e mori kërkesën në datë 3 janar dhe dha përgjigje në… 4 janar. Ai e shpalli Cakën të kulluar vetëm në 24 orë, sepse kaq shpejt i duhej Edi Ramës për nevojat e tij politike”, shkruan Bushati.
E kjo histori, siç thotë Bushati, që i përngjan fiks tenderëve me letra fallco dhe milionave që shpërndahen me urdhër të kryeministrit, duke shpërfillur çdo ligj dhe çdo institucion, sipas tij, nxjerr në pah dy anë të errëta.
“Së pari, ajo është një provë më shumë se në ç’pikë janë telendisur institucionet shqiptare në shtetin personal të Edi Ramës, ku nuk përfillet asnjë normë tjetër përpos urdhrave të tij. Së dyti, ajo na tregon shumë për karakterin, formimin, personalitetin e ‘djalit të lexuar’ nga Prishtina, që lejon të përdoret me një lehtësi të pabesueshme, si mish për top”, shkruan Bushati.
Bushati shton tutje se “çdokush pas kësaj historie mund të pyesë: po mirë Rama qenka i tillë, që nuk përfill asnjë rregull veç vullnetit dhe pasionit të vet, po ky zyrtar i ri, i edukuar në perëndim, formimin e të cilit na e kanë ngritur në qiell, si pranon me kaq mungesë respekti për veten, ta lëvizin si gur shahu? Çfarë dinjiteti ka ai, sa do të kulluar ta konsiderojë veten, të përtypë kokulur, fillimisht kryerjen e aktivitetit pa certifikatë sigurie dhe më pas farsën e pastërtisë brenda 24 orësh, kur dihet që ky proces mund të kërkojë edhe javë?”.
“Ky servilizëm i pështirë, i denjë për një zyrtar të nënshtruar, që i çon raport shefit edhe kur pi kafe me gazetarë, përtej çdo debati kushtetues i jep të drejtë Ilir Metës në zgjedhjen që ka bërë. Sepse Shqipëria nuk e ka luksin të ketë ministër të Jashtëm një çilimi kamikaz, që ka si të vetmen vlerë përunjësinë e verbër ndaj padronit”, ka shkruar Bushati.
Sipas Bushatit, në këto momente, kur Tirana zyrtare duhet të përballet me aventurën Thaçi – Rama për copëtimin e Kosovës (të cilës Ditmir Bushati i doli kundër) dhe me firmosje e marrëveshjes së detit me Greqinë (që duhet kaluar nga presidenca), më pak se gjithçka asaj i duhet një lake i nënshtruar në krye të diplomacisë.
“Pikërisht për këtë, refuzimi i Ilir Metës për të rrëzuar dekretin për Gent Cakën, është po aq sa dinjitoz edhe historik”, ka thënë Bushati.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë