LAJMI I FUNDIT:

Bushati: Pajtim nga pala greke për heqjen e ligjit të luftës

Bushati: Pajtim nga pala greke për heqjen e ligjit të luftës

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili ndodhet në Athinë për një vizitë zyrtare dyditore, deklaroi se pala greke ka rënë dakord për të formalizuar heqjen e ligjit të luftës.

“Ka një dakordësi nga ana e palës greke për të formalizuar heqjen e ligjit të luftës”, tha në një lidhje të drejtpërdrejtë me edicionin qendror informativ të Top Channel, kryediplomati shqiptar.


Bushati tha se në tryezën e bisedimeve me homologun grek Kotzias kanë qenë problematike që ai i ndau në tri çështje.

“Kemi diskutuar për çështje të karakterit historik, si ai i ligjit të luftës, për të mbyllur kapitullin e Luftës së Dytë Botërore, nga aktualiteti për shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe minoritetin grek në Shqipëri, por edhe për çështje që kanë ndikim të drejtpërdrejtë për të ardhmen tonë të përbashkët, si projektet energjetike e të tjera”, tha ministri.

Si emergjente, kryediplomati shqiptar vlerësoi heqjen e ligjit të luftës për të mbyllur kapitullin e Luftës së Dytë Botërore dhe për t’u përqendruar tek sfidat e përbashkëta që kanë dy vendet tona.

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Drejtësi
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

Lajme
Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drejtësi
Kalo në kategori