Prokuroria e Posaçme SPAK thotë se ish-drejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani e dinte për aktivitetin e paligjshëm të trafikut të drogës me të cilën merrej djali I tij.

Madje në disa përgjime ai interesohet disa herë, ndërsa në një bisedë të datës 28 shtator 2020 i kërkon djalit të heqë dorë pasi e gjithë Shqipëria e kishte marrë vesh që ai kryente atë aktivitet të paligjshëm.


Në një bisedë në sistemin "SkyEcc", Erzen Breçani i kujton djalit se kishte tre vjet që merrej me trafikun e drogës dhe i kërkon të heqë dorë pasi në Shqipëri kishte dalë zëri që djali i Erzenit merrej me mall.

Me datë 28.09.2020 në orën 20:23:28, Erzen Breçani (në sky I identifikuar me kodin K9B9EP) i dërgon këtë mesazh Eralbin (në sky I identifikuar me kodin S7DEGI)

"....kontrollova kutin se mos kan fut noj cipe kur ta marrresh ti te kepin me te...Nuk duhet me pas bes kuj ne shopni...Mos ki bes kuj...Mos u shqiptar... Ghuj atij dhokut tan... Thuj... Po du me te than se tan kta ne shqiperi folin e thon djali erzenit ka bjen mall ka punon me drog se e njof mir bashkimin e shqiptart... Po du me than qe mos u merr me ta ma... Shqiperin mos e flliq mos e orish a si me te than asht ndryshe me ounie jash e ndryshe ktu...Bush nga meraku e kam...E duhet me te tregu kto gjana...Ke ba i premtim se nje vit do e provoj u ban tre bush..."- thuhet në dosje, raporton Shqiptarje.com. /Telegrafi/