LAJMI I FUNDIT:

Bursat botërore e mbyllin vitin me humbje të mëdha

Bursat botërore e mbyllin vitin me humbje të mëdha

Tregjet e aksioneve në të gjithë botën pësuan shitjen më të keqe për vitin 2018 që prej krizës financiare, duke i lënë investitorë me humbje dhe i përgatitur për luhatje në muajt e ardhshëm.

Trazirat në tregjet e kapitalit për 2018-ën janë nxitur nga shqetësimet mbi ngadalësimin e ekonomisë botërore, tkurrja e politikave monetare dhe të dhënat pesimiste të kompanive. Tensionet gjeopolitike nga lufta tregtare e Shteteve të Bashkuara me Kinën e deri te Brexit, kanë ndikuar gjithashtu në tregun e aksioneve.


Indeksi FTSE All World që mat performancën e bursave botërore ka rënë me 12%, që është performance më e dobët që prej vitit 2008. Indeksi i Shangait, ka humbur thuajse 25% të vlerës për vitin, pasi ra në territor të shitjes në gjysmën e parë të 2018-ës, prej luftës tregtare me SHBA. Kina është performuesi më i keq në treg për vitin 2018.

Në të gjithë botën, sesioni tregtar i 31 Dhjetorit solli një tregti të “përgjumur” , me volum të ulët, dhe dështoi t’i japë nxitje tregjeve. Megjithatë, për të gjithë indeksit kryesore të kontinenti të vjetër, përfshirë Londrën, 2018-a shënon performancën më të keqe që prej vitit 2008. Pasiguria nga Brexit ka shkaktuar trazira për paundin britanik dhe tregun e aksioneve në vend, ndërkohë që indeksi FTSE 100 i Londrës e mbylli vitin me 12% rënie.

Europa nuk ka pasur imunitet gjithashtu, ndërkohë që Euro Stoxx 50, ka humbur 15%. Investitorët po përgatiten për trazira edhe në vitin 2019, nga gjeopolitike e deri kushtet e tkurrura monetare, ndërkohë që Rezerva Federale ka shtypur pedalin e rritjes së shpejtë të normave të interesit dhe Banka Qendrore Europiane pritet ta bëjë gjatë Verës së ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori