LAJMI I FUNDIT:

Bursa për mësimin e kodimit nga ICK dhe Coding Dojo

Bursa për mësimin e kodimit nga ICK dhe Coding Dojo

Innovation Centre Kosovo në bashkëpunim me platformën më të madhe në botë për mësimin e kodimit – Coding Dojo, ofrojnë 12 bursa të plota në vlerë 100,000 dollarë, për gratë dhe vajzat nga Kosova. Bursat mbështeten edhe nga GIZ, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë.

Studentët e diplomuar në Coding Dojo, tashmë punojnë në Google, Apple, Facebook, Amazon, IBM, UBER, LinkedIn, Cisco, HP, Tesla dhe eBay. Një mundësi për përgatitje profesionale për zhvillim të software, e kanë edhe gratë dhe vajzat e të gjitha komuniteteve nga Kosova.


Programi i cili ofrohet për kandidatet nga Kosova – Online Bootcamp, do të zgjasë 16 javë, nga 20-25 orë në javë, dhe përfshinë mentorim të drejtpërdrejt nga SHBA, ligjerata online dhe ndërveprim “live” me profesorët e inxhinierët e Coding Dojo. Kurikula përfshinë: Web Fundamentals, Terminals, Git/GitHub, HTML5, CSS3, JavaScript, jQuery, Python3, OOP, Flask, Django, MySQL, Ajax, Projects & Algorithms. Kliko këtu për të mësuar më shumë rreth programit dhe kurikulës.

Informata të rëndësishme për aplikueset nga Kosova:

Afati i fundit për aplikim: 10 Tetor 2019
Vegëzën për aplikim e gjeni këtu
Zgjedhni Kosovën si shtet nga i cili aplikoni
Zgjedhni ““I am aboard and need M1 Visa” tek pyetja What is your current residency status?”, ndonëse nuk duhet ndonjë vizë për programe online.
Plotësoni aplikacionin deri në fund
Prisni ftesën për paraqitje në testin me shkrim në ICK
Testimi me shkrim mbahet Brenda periudhës 14-17 Tetor në Prishtinë
Rezultatet e testit publikohen më 21 Tetor
Kandidatet e përzgjedhura fillojnë ligjeratat më 28 Tetor, në ICK, Prishtinë.

Në trend Teknologji

Më shumë
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Teknologji
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Kalo në kategori