Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në një deklaratë të përbashkët me drejtorin e Sekretariatit të Energjisë, Artur Lorkowski, tha se qeveria shqiptare prej vitesh ka punuar me një strategji të qartë për diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë elektrike.
Gjatë fjalës së saj në një komunikim të përbashkët për media pas takimit, Balluku u shpreh se pavarësisht situatës së vështirë qeveria ka marrë në mbrojtje kontratat me abonentët familjarë dhe bizneset e vogla, që të mos preken nga rritja e çmimit të energjisë.
“Ndërsa në 3-mujorin e dytë të 2022-it, Bursa Energjetike do të jetë operacionale në tregun e lirë”, tha Balluku.
E themeluar më 5 tetor 2020 dhe me seli në Tiranë dhe Prishtinë, ALPEX është një ndërmarrje e përbashkët ndërmjet operatorëve të sistemit të transmetimit të Shqipërisë (OST) dhe Kosovës (KOSTT).
Gjithashtu tha ministrja gjatë fjalës së saj, me Lorkowskin, “kemi diskutuar faktin se Shqipëria është rreshtuar si vendi i parë që ka përmbushur planin kombëtar për energji me klimën, që në dhjetor 2021 dhe sigurisht duke u kthyer kështu në një model dhe për vendet tjera.
Nga ana e tij, drejtori i Sekretariatit të Energjisë, Artur Lorkowski, u shpreh i kënaqur për vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë, pasi ka marrë detyrën e drejtorit.
“Shqipëria është një shtet shumë i rëndësishëm kontraktues i energjisë i cili po përgatitet për Presidencën e radhës. Diskutimi i sotëm është vetëm fillimi i një diskutimi intensiv në të ardhmen”, tha ai.
Lorkowski shprehu përgëzimet më të mira për qeverinë shqiptare në realizimin e reformave veçanërisht atë energjetike, pasi siç tha ai, “janë shënuar hapa konkretë edhe në krijimin e tregjeve, njohjen e marrëveshjeve reciproke midis enteve rregullatore kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës”.
“Shqipëria duhet të përgëzohet pasi ka arritur 45 për qind të konsumit final të energjisë nga burimet e rinovueshme dhe duhet nënvizuar se Shqipëria është i vetmi vend i familjes së komunitetit të energjisë, me një sasi të burimeve të rinovueshme në sektorin e transportit mbi 10%. Kështu që gjej rastin t’ju përgëzoj zonja Balluku, kjo nuk është rastësi por pasojë e politikave të qeverisë dhe punës tuaj”, theksoi ai.
Gjithashtu, Lorkowski përgëzoi punën e MIE për ankandet e investimeve në parqet fotovoltaike.
“Sa i përket rritjes së çmimeve, duhet të gjendet një mënyrë për të lehtësuar pasojat. Siç theksuam krijimi i bursës shqiptare të energjisë do të jetë një hap i rëndësishëm dhe shpresojmë që ky do të jetë një hap historik sa i përket energjisë në vend”, deklaroi Lorkowski.
Ai vuri në dukje se, diskutimi i sotëm u fokusua edhe mbi situatën e krijuar dhe rritjen e çmimeve të energjisë dhe instrumentet për mbrojtjen e qytetarëve dhe bizneseve.
“Referuar situatës në Shqipëri dhe rajon, është me rëndësi të implementohet stoku i emergjencës së naftës, pasi ky nuk është vetëm një detyrim nga traktati, por edhe një garanci për qytetarët”, deklaroi Lorkowski. /Telegrafi/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

Ish-kryeinspektori i AKI-së që po “lufton” Serbinë në YouTube e Tik-Tok

Fatmira Hajdari: Azemin dy herë e kam parë duke qarë – njëra ishte kur nisi lufta në Kosovë

Dien Shirt Company

American School of Kosova

Procurri

Procurri

Scopic Software

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Shitet banesë moderne me 116.4m² në Prishtinën e Re ID-193

Jetesa luksoze në Prishtinën e Re – Banesa juaj e ëndrrave në Kompleksin Dora ID – 192

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje

Komoditeti dhe stili bëhen një falë këtyre pantallonave nga brendi Marrakech

Hyni në fushë me stil, besim dhe performancë të pandalshme me atletet Adidas
Më të lexuarat

Trajneri i Borussia Dortmund, Terzic, ka dhënë një nga intervistat më të trishta në histori të Bundesligës, pasi humbi titullin kampion

Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

Uzuni me golin e tij ngjit Granadën në La Liga dhe mbyll sezonin si golashënuesi më i mirë i kampionatit