LAJMI I FUNDIT:

Burri vrau 20 gra dhe bëri seks me kufomat e tyre – gruaja e tij ishte ajo që i dërgoi në “Shtëpinë e Tmerreve” (Foto)

Burri vrau 20 gra dhe bëri seks me kufomat e tyre – gruaja e tij ishte ajo që i dërgoi në “Shtëpinë e Tmerreve” (Foto)

Një burrë ka rrëfyer se ka vrarë 20 gra, pjesët e trupit të së cilave ua ka dhënë për ushqim kafshëve, pasi ato ishin joshur nga gruaja e tij në “Shtëpinë e Horroreve”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Juan Carlos ka thënë se ua kishte prerë fytin viktimave të tij para se të bënte marrëdhënie seksuale me kufomat e tyre dhe pastaj përdorte trupat e tyre si ushqim për kafshë dhe plehra bimore.


Ndërsa gruaja e tij, Patricia, i tha policisë se puna e saj ishte të mashtronte viktimat e tij në shoqërimin e saj në shtëpinë e tyre, pasi i joshnin me shitje të rrobave të lira, kanë thënë prokurorët.

Policia dyshoi se çifti ishte pas të paktën 10 vrasjeve dhe dyshohet se i kapi ata jashtë shtëpisë së tyre në Ecatepec në një tentim për të hedhur pjesët e trupit të tyre.

Gjithashtu bëhet e ditur se mbetje të njeriut u gjetën brenda kazanëve të mëdhenj plastikë dhe të fshehur në një frigorifer në shtëpinë e çiftit dhe një tjetër në një pronë aty pranë.

Po sipas mediave, ka qenë Juan Carlos ai që ka pranuar se ka vrarë 20 gra gjatë një seance gjyqësore të dielën pas arrestimit të tij, sipas raporteve lokale.

Psikiatri ka thënë se testet e gjykatës kishin treguar se Juan Carlos pësoi një çrregullim personaliteti dhe mund të konsiderohej psikopat, dhe gruaja e tij kishte lindur me një sëmundje mendore, por ata këmbëngulën se të dy ishin në gjendje të dallonin të drejtën dhe të gabuarën.

Hetimi që çoi në arrestimin e palëve të enjten e kaluar u shkaktua nga zhdukja e tri grave në Ecatepec në prill, korrik dhe shtator. /Telegrafi/