LAJMI I FUNDIT:

Burri u ankua për dhimbje të forta: Mjekët i nxorrën 60 objekte nga zorrët në Indi

Burri u ankua për dhimbje të forta: Mjekët i nxorrën 60 objekte nga zorrët në Indi

Burri luftoi me dhimbje barku për dy vjet, kështu që më në fund vendosi të konsultohej me një mjek.

Ai u shtrua në një spital në qytetin Moga, në shtetin indian të Punjabit, ku u kryen analizat e nevojshme dhe një radiografi. Rezultatet tronditën ekspertët mjekësorë.


Në periudhën e kaluar, Kuldeep Singh (35) ka gëlltitur të paktën 60 sende që gjenden në shtëpi, si magnet, zinxhirë, gjilpëra, vida, dry, arra, kufje, varëse, bizhuteri…

Në rrjetet sociale është shfaqur një foto e sendeve të gjetura në zorrët dhe skena është tronditëse.

Singh iu nënshtrua një operacioni tre-orësh. Edhe pse u përfundua me sukses, pacienti është ende në gjendje të rëndë, nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të mjekëve.

Ekspertët besojnë se ai vuan nga çrregullimi i të ngrënit, që përfshin gëlltitjen e objekteve të pangrënshme, si gurët, letra, dheu, shkumësa… /Telegrafi/