Një burrë u sulmua nga një tigër pasi ra në mbylljen e kafshëve në një kopsht zoologjik në Arabinë Saudite.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë momentin kur një burrë i shtrirë sulmohet nga një tigër në Riyadh Zoo.

Burri është identifikuar nga mediat lokale si Mohammed Abdul Mohsen, një 24-vjeçar me prejardhje nga Sudani.

Punëtorët e kopshtit zoologjik ishin lajmëruar rreth orës 10.30 ku edhe gjetën tigrin duke sulmuar burrin, pas së cilës gjë edhe përdorën armë qetësuese për kafshën.

Më pas ata ishin në gjendje të shpëtonin Mohsen nga aty, sipas një deklarate nga Komuna e Riadit.

Pas lëndimeve në qafë dhe këmbë, ai u dërgua në spital, ku është në gjendje të qëndrueshme dhe po shërohet për lëndimet e tij.

Gjithsesi, deri më tani ka deklarime kontradiktore rreth asaj se si burri u fut aty. /Telegrafi/