eksperti-banner

Një burrë nga India është bërë viral në rrjete sociale pasi pretendohet se nuk është ulur asnjëherë për gati 12 vite, si pjesë e një betimi fetar për t’iu përkushtuar Zotit.

Sipas raportimeve dhe postimeve që po qarkullojnë online, ai ka kaluar më shumë se një dekadë duke qëndruar vazhdimisht në këmbë.




Pamjet tregojnë këmbët e tij të enjtura dhe pasojat fizike që kjo zgjedhje ka lënë në trupin e tij.

Videoja ka ngjallur reagime të shumta, ku disa e shohin si një shembull të përkushtimit, ndërsa të tjerë shprehin shqetësim për gjendjen e tij shëndetësore. /Telegrafi/