Një burrë nga Tunizia u mbyt të mërkurën pasi u hodh në ujë nga një anije që ishte karantinë e COVID-19 në Sicili.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 28 vjeçari u hodh nga anija Moby Zaza në Porto Empedocle në provincën e Agrigeto, ku dhjetëra migrantë janë vendosur në karanatinë para se të niseshin.

Bëhet e ditur se të mërkurën deti ishte i “ashpër” dhe valët ishin të larta 2 metra.

Migrant drowns after jumping off quarantine ship - Italy - ANSAMed.it

Sipas dëshmitarëve okularë, burri u hodh nga një kuvertë e anijes, me një lartësi prej 15 metrave.

Agjencia e lajmeve italiane ANSA njofton se prokurorët e kanë filluar hetimin, ndërkaq kanë urdhëruar edhe bërjen e autopsisë së viktimës./Telegrafi/