LAJMI I FUNDIT:

Burri nga Arkansasi nuk mund të kontrollonte emocionet kur gruaja e befasoi me veturën e ëndrrave: Më ke blerë Mustang

Burri nga Arkansasi nuk mund të kontrollonte emocionet kur gruaja e befasoi me veturën e ëndrrave: Më ke blerë Mustang

Një moment emocionues sa edhe qesharak është kapur me kamerë amatore, ku shfaq një baba i cili nuk mund të kontrollonte emocionet nga gëzimi, kur e kupton se gruaja e kishte befasuar duke i dhuruar veturën e ëndrrave për festën e Krishtlindjeve.

Pasi nxori nga “çorapa” çelësat, Jimmy Green, 45-vjeç, bërtiti: “Më ke blerë Mustang” – duke mos mundur të ndalet së vrapuari në drejtim të garazhit.


Pasi del jashtë nuk mund të ndalte lotët e gëzimit, e familjarët e tij të gëzuar qeshnin tërë kohën. Videoja është realizuar në ditën kur po festohej Krishtlindja në ambientet familjare në Centerton të Arkansasit.

Pas publikimit të videos në TikTok, mori mbi 13 milionë shikime dhe mijëra pëlqime – ku për pak orë edhe u bë virale. /Telegrafi/